Lajmi qarkullonte, por tashmë erdhi edhe zyrtarizimi: skuadra “Red Bull” ka vendosur që të ndryshojë “Power Unit” në makinën e Max Verstappen në prag të Çmimit të Madh të Rusisë.
Kryesuesi i renditjes për pilotë, që do të vuante një dënim me zbritjen e tre pozicioneve, pas incidentit me Hamilton në Monza, do të niset nga radha e fundit së bashku me Leclerc në garën e së dielës.
Max Verstappen do të niset nga radha e fundit të dielën në Çmimin e madh të Rusisë, pasi ka ndryshuar dhe montuar “Power Unit” numër 4 në makinën e tij “Red Bull”. /Oversport.tv