RedBird planifikon një dhuratë për Piolin, Milani nuk heq dorë nga Nkunku

Kishin qarkulluar zëra edhe gjatë ditëve të kaluara, por në orët e fundit lajmi konfirmohet edhe në mediat spanjolle: Milani nuk heq dorë nga Christopher Nkunku i Leipzig.

Drejtuesit kuqezi vazhdojnë të studiojnë situatën, duke u përpjekur të gjejnë një zgjidhje për një tratativë që nuk është aspak e lehtë. Sepse vlera e lojtarit është e lartë, rreth 60 milionë, por edhe konkurrenca gjithashtu, sepse francezi synohet edhe nga Barcelona, PSG dhe Manchester United.

Gjithçka do të varet nga mundësitë ekonomike të pronarëve të rinj, sepse Pioli e pret krahëhapur lojtarin, që me karakteristikat që ka do të zgjidhte shumë probleme në mesfushë. Nkunku ka shënuar 34 gola dhe ka dhënë 20 asiste gjatë sezonit 2021/2022. / Oversport.tv

Foto: RB Leipzig, Facebook