Redknapp flet për të ardhmen e Bellingham: Lojtari ka zgjedhur skuadrën e tij të re

Ish-tekniku i njohur Harry Redknapp, që mes shumë klubeve ka drejtuar edhe Birmingham, skuadër në të cilën luante edhe Jude Bellingham, ka folur për të ardhmen e mesfushorit anglez.

“Një burim shumë afër lojtarit të Borussia Dortmund më ka thënë se ai dëshiron që të vazhdojë karrierën te Reali i Madridit. Duket se Liverpool ka hequr dorë nga gara për të bërë të vetin lojtarin dhe aktualisht skuadrat e interesuara nga Premier League mbeten Manchester City dhe Chelsea, por duket se vetë 19-vjeçari kërkon që të transferohet në Madrid”, ka thënë Redknapp.

Jude Bellingham konsiderohet si një nga talentet më premtues të futbollit botëror dhe kërkohet nga shumë klube të rëndësishme të kontinentit. Dortmund pretendon mbi 100 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin. / Oversport.tv