Redon Xhixha te Qarabag, zbulohet numri i fanellës që do të mbajë veshur

Aventura e Redon Xhixhës nga “Abissnet Superiore” do të zhvendoset në Azerbajxhan, aty ku sulmuesi kuqezi do të përfaqësojë skuadrën e Qarabag. 550 mijë euro ka përfituar Tirana nga kjo lëvizje që humbet goleadorin, por ka një përfitim të rëndësishëm për arkat e klubit.

Xhixha u nis drejt Azerbajxhanit për të kryer vizitat mjekësore dhe të hedh firmën në kontratën e tij të re. Oversport mëson edhe numrin që Xhixha do të mbajë në fanellë me skuadrën e tij të re.

Ish-sulmuesi bardheblu do të mbajë veshur fanellën me numrin 99. Xhixha ishte një prej transferimeve më të bujshme në këtë merkato dimërore, ndërsa largohet nga Shqipëria si golashënuesi më i mirë deri më tani i këtij edicioni të “Abissnet Superiore”. /oversport.tv