Regi Lushkja firmos me Sheriff Tiraspol, detajet e marrëveshjes

Regi Lushkja ka lënë Laçin pas gjashtë vitesh dhe është bashkuar me kampionët e Moldavisë, skuadrën e Sheriff Tiraspol.

Mesfushori, i cili e mbylli me një gol trepikësh kundër Partizanit, ka kaluar vizitat mjekësore dhe më pas ka nënshkruar për dy vite me moldavët.

Nga kjo lëvizje edhe Laçi ka përfituar në aspektin financiar. Oversport mëson se rreth 250 mijë euro kalojnë në arkat e klubit bardhezi, që mban edhe 10% të kartonit në rast rishitjeje.

Lushkja e kishte nisur karrierën me ekipin e qytetit të vendlindjes, Besën e Kavajës.

Pas një viti aty Laçi e pikasi dhe në janar të vitit 2016 arriti ta transferonte dhe ta kthente në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës dhe kampionatit. / oversport.tv