Regullat anti-covid: 4 lojtarë të Bayernit nuk lejohen në hotelin e skuadrës

Katër lojtarë të Bayernit të Munihut nuk do të lejohen të futen në hotelin ku do të grumbullohet skuadra përpara ndeshjes, sepse nuk janë të vaksinuar.

Bëhet fjalë për Joshua Kimmich, Serge Gnabry, Jamal Musiala dhe Eric Maxim Choupo-Moting, që nuk mund ti bashkohen skuadrës në prag të ndeshjes së radhës në Bundesligë, ku bavarezët do të luajnë në transfertë përballë Augsburgut.

Sipas asaj që shkruan “Bild”, për katër lojtarët janë mbyllur dyert e hotelit “’Maximilian’” për shkak të kufizimeve të ashpra anti-Covid në Bavari. Rregulli “2G” u ndalon hyrjen në restorante dhe hotele personave të pavaksinuar.

“Nuk do të bëjmë përjashtime. Mund të hyjnë vetëm ata që janë vaksinuar ose janë shëruar”, ka konfirmuar për gazetën një punonjës i hotelit.

Gnabry, Kimmich dhe Musiala u detyruan të largohen nga grumbullimi i kombëtares gjermane për ndeshjet e fundit kualifikuese sepse kishin qenë në kontakt të ngushtë me Niklas Sule, që rezultoi pozitiv me Covid 19. / Oversport.tv