Reina: Futbollin e kam arsye për të jetuar, Strakosha është një mik i mirë

Portieri i Lazios, Pepe Reina ka dhënë një intervistë për mediat italiane ku ka folur për situatën tek ekipi i Lazios. 39-vjeçari u ngacmua nga gazetarët edhe për performancat e mira pavarësisht moshës së tij të madhe. Ai zbuloi sekretin që sipas tij e ka mbajtur në këtë formë.

SEKRETI I MOSHËS-“Përkushtimi dhe dashuria për atë që bëj. E kam bërë futbollin arsyen për të jetuar. Duhet të hash mirë dhe të pushosh mirë, aspekte që nuk shikohen nga jashtë fushës”.

PORTIERËT E RINJ- “Për ne ata janë të dobishëm dhe për ta është një mundësi. Ata kanë të ardhmen përpara. Adamonis ka bërë një hap të rëndësishëm përpara këtë vit, ai ka përmirësuar shumë strukturën dhe teknikën e tij. Ne kemi një marrëdhënie pozitive”.

LAZIO- “Jemi në një periudhë tranzicioni, po mësohemi me idetë e Sarrit. Javët e fundit kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe Lazio po bëhet një ekip solid, që është synimi ynë i parë. Vetëm nëse kemi vazhdimësi, mund të kuptojmë vlerën tonë të vërtetë”.

STRAKOSHA- “Konkurrenca mes të dyve është e mirë për ne dhe për ekipin. Ne jemi miq të mirë, jashtë fushës e konsideroj atë si një person të afërt”. /oversport.tv