Në një intervistë të dhënë për “Corriere dello Sport”, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Edi Reja ka komentuar Botërorin, Katar 2022.
“Argjentina dhe Brazili janë favorite, unë bëj tifo për Scalonin. E kam pasur lojtar te Lazio dhe e mora edhe tek Atalanta. Është i jashtëzakonshëm në dhomat e zhveshjes, por edhe i zgjuar. Pas çdo ndeshjeje, vinte në dhomat e zhveshjes dhe më thoshte trajner unë do të bëja këtë gjë në vendin tënd. Merrte pjesë në analizat. Dukej që i pëlqente strategjia.
Ka luajtur në Botëror me Argjentinën dhe ka eksperiencë si lojtar. Është i zoti, është rritur shumë nga ana taktike. Shpresoj që ti shkojë deri në fund këtij kompeticioni. Messi mund ta ndihmojë. Do të shikoni që do ta vendosë në kushtet më të mira për të treguar të gjitha vlerat e tij”, ka thënë Reja. / Oversport.tv