Fitorja 5-0 përballë San Marinos ka kënaqur trajnerin Edi Reja, që shpreson që skuadra të vazhdojë të paraqitet kështu edhe në ndeshjet e mbetura të grupit që të mund të bëjë realitet një ëndërr të madhe.
Pas 6 ndeshjeve të luajtura në Grupin I, Shqipëria aktualisht e sheh vetën në vendin e dytë me 12 pikë, duke lënë pas emra si Polonia dhe Hungaria. Vendimtare në këtë mision do të jenë 2 takimet e tetorit, transferta në tokën hungareze dhe përballja direkte në shtëpi kundër Polonisë.
Në intervistën pas ndeshjes, tekniku u shpreh: “Më pëlqeu pjesa e parë, pasi kemi qarkulluar mirë topin, por nuk kemi arritur të shënojmë shumë. Përkundrazi në pjesën e dytë nuk kemi luajtur po aq mirë, por kemi arritur të shënojmë disa herë.
Kemi grumbulluar pikët që kishim parashikuar, sepse për të qënë konkurues duhet të marrësh maksimumin në çdo sfidë. Duhet të fitojmë ndeshjet e mbetura, ndaj rivalëve direkt që të vazhdojmë të ëndërrojmë për një kualifikim të mundshëm.
Skuadra është në rritje dhe grupi i lojtarëve ka shumë harmoni, argëtohen në stërvitje dhe në ndeshje”-ka deklaruar tekniku italian i Shqipërisë. /Oversport.tv