Reja: E ndryshova skemën sepse nuk krijonim raste, doja të forcoja mesfushën

Humbja zhgënjyese ndaj Izraelit nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit Edy Reja. Tekniku i Kombëtares foli pas ndeshjes për televizionin Klan, ku shpjegoi arsyen pse vendosi të ndryshonte skemën.

“Mu desh të bëja këtë ndryshim taktik sepse në të gjitha ndeshjet e tejra kemi bërë shumë pak raste. Kemi shënuar me Brojën me penallti dhe me Seferin, por në rastet e tjera nuk kemi krijuar shumë raste. Doja t’i jepja më shumë forcë mesfushës, por kjo gjë nuk funksionoi.

Në aspektin fizik dhe taktik ata na vunë në vështirësi, provuam me kundërsulme, por nuk ia dolëm. Dua t’i bëj komplimente Laçit dhe Abrashit që vrapuan pa fund. Megjithatë, këto taktika do t’i provojmë edhe në vazhdimësi. Duhet t’i bëjmë komplimentat edhe kundërshtarit tonë.

Për sa i përket Brojës mund ta akuzoj për rastin e parë sepse kishte Cikalleshin bosh dhe mund ta kishte pasuar. Në rastin tjetër ai nuk goditi mirë dhe është vetëm çështje fati.”