Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edoardo Reja, foli sot për mediat duke dhënë lamtumirën e tij me përfaqësuesen që drejtoi për 3 vite dhe për t’i lënë stafetën trajnerit të ri Sylvinho
“Jam i emocionuar në këto momente. Çdo rrugëtim ka një fund por bashkëpunimi që kam pasur me Presidentin dhe Federatën Shqiptare ka qenë një nga më të veçantët. Kemi qenë shumë afër për tu kualifikuar në Botëror, për vetëm një pikë kemi qenë larg kualifikimit. Në periudhën e fundit na ka ndikuar dhe pandemia e Covid 19 që nuk kam aktivizuar lojtarët më të mirë që kisha në dispozicion.
Dua të falënderoj të dy ndihmësit e mi për punën që kanë bërë. Po largohem duke lënë prapa një pjesë të zemrës sime. Dua të falënderoj Presidentin Duka për mundësinë që më ka dhënë. Uroj që të kem dhënë më të mirën, unë largohem me kokën lart duke lënë një ekip të mirë. Sylvinho është një person që e kam njohur sot , do të ketë një grup ekipi të mirë me cilësi që do të duhej t’i merrnim në konsideratë më parë.
Uroj që të merren gjithmonë në konsideratë. Ju falënderoj të gjithëve për atë që na dhatë dhe në veçanti Presidentin që isha pjesë e kësaj Kombëtareje. Te botërori nuk besoja shumë por tek fitoret me Hungarinë u rritën shpresat e mija dhe të ekipit.
Shpresoj që Sylvinho ta arrijë një gjë të tillë dhe skuadra të jetë e plotë dhe jo me mungesa siç hasa unë. Kemi pasur gjithmonë probleme gjatë pandemisë së Covid. Ju uroj një të ardhme sa më të mirë me trajnerin e ri që më duket një person i mirë.” – përfundoi Edoardo Reja.