Reja mbush 76 vjeç! Skuadra i dhuroi një fitore me peshë, por ka edhe festë surprizë

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja, feston sot ditëlindjen e tij të 76-të.

Skuadra kuqezi i ka bërë dhuratën më të bukur teknikut italian, duke fituar një sfidë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme në Budapest.

Por, nuk ka munguar festa surprise për ditëlindjen e teknikut. Federate Shqiptare e futbollit ka postuar një video në rrjetet sociale zyrtare ku lojtarët dhe drejtuesit urojnë trajnerin për ditëlindjen.

Nuk kanë munguar fishekzjarret dhe një tortë me flamurin shqiptar. /Oversport.tv