Reja me dhimbje koke, Shqipëria pa “bishën” e mesfushës në finalet e tetorit

Shqipëria merr një lajm të keq në prag të ndeshjeve kundër Hungarisë dhe Polonisë, më 9 dhe 12 tetor.

Një nga titullarët e rëndësishëm humbet mundësinë të jetë në këto dy duele vendimtare për vazhdimësinë e garës në kualifikueset e “Katar 2022”.

Amir Abrashi është dëmtuar sërish, në të njëjtin vend. Mesfushori ka një problem muskulor që do ta lërë jashtë fushave të blerta për 6 javë.

Në këtë mënyrë trajneri Edy Reja duhet të bëjë pa të në sfidat e radhës kualifikuese.

Ky është një lajm i keq për të, por fatmirësisht kombëtares nuk i mungojnë alternativat në mesfushë. / oversport.tv