Reja mori Adrian Bajramin, Alban Bushi e zëvendëson me një tjetër

Shqipëria U21 është grumbulluar në prag të ndeshjeve me Çekinë dhe Anglinë, më 25 dhe 29 mars për kualifikueset e kampionatit Europian të 21-vjeccarëve.

Trajneri Alban Bushi ka bërë një ndryshim në listën e lojtarëve të grumbulluar, pasi Adrian Bajrami u ftua nga trajneri Edoardo Reja në kombëtaren e madhe.

Tekniku i Shqipërisë U21 ka ftuar një tjetër lojtar. Erdis Kraja, i cili luan me Lecco në Itali, do të jetë pjesë e kuqezinjve për dy ndeshjet e mësipërme. / oversport.tv