Reja: Napoli mund të konkurrojë në Europë sezonin tjetër, Osimhen maja e ekipit

Titulli kampion i Napolit në Serie A këtë sezon, është veçse çështje kohe. Ditën e djeshme, napolitanët bënë një hap të madh drejt titullit duke mposhtur një rival të fortë si Juventusi. Ish-trajneri Napolit dhe i kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka komentuar në një intervistë situatën te Napoli.

“Ky është një ekip i ri, mund ta përfundojnë këtë kampionat si kampionë. Ka lojtarë që janë të uritur dhe duan të tregojnë vlerat e tyre. Napoli ka një nga skuadrat me një nga moshat më të vogla nga të gjithë, për këtë arsye ëndërron.

Nëse ata janë në një formë të mirë mendërisht dhe fizikisht, mund të konkurrojnë vitin e ardhshëm në Europë. Pasi u largova unë, erdhën Mazzarri dhe Benitez, spanjolli solli disa lojtarë të Barcelonës dhe mentaliteti ndryshoi disi.”

OSIMHEN – “Nëse të vjen një ofertë prej 120 milionë euro, sigurisht që nuk mund të thuash jo. Unë jam i mendimit se nëse lojtari dëshiron të largohet duhet ta lësh të shkojë. Nëse ai do të largohet forca do të pakësohet, sepse ai është maja e ekipit, forca lëvizëse e të gjithëve.” – u shpreh Reja. /oversport.tv