Reja: Shqipëri me mentalitet tjetër, tani beson! Nuk fitohet lehtë këtu

Edy Reja u shfaq i kënaqur për fitoren e arritur kundër Hungarisë. Italiani për RTSH deklaroi: “Jemi në lojë për objektivin dhe do provojmë deri në fund. U përpoqëm që në fillim të shënonim. Duhet ta zgjidhnim që në pjesën e parë, pasi i kishim rastet.

Nuk ishim shumë mirë teknikisht ndoshta. Gjithsesi luanim ndaj një skuadre të fortë, të organizuar dhe nuk është e lehtë. Jam i kënaqur, pasi të fitosh këtu nuk është e lehtë. Pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe patëm disa raste”.

“Patëm disa raste, tre të pastra për gol dhe nuk duhet të vuanim kaq shumë. Doja lojtarë teknikë në kontrollin e topit. Doja lojtarët që të bënin presing në sulm. Cikalleshi e Uzuni e bënë këtë, sikurse edhe mesfushorët.

Ndeshjen e bëmë ne, ka ndryshuar mentaliteti dhe e sulmojmë kundërshtarin. Kur jemi mirë fizikisht dhe teknikisht ia dalim. Kishim tre raste dhe duhet të shënonim dhe ta mbyllnim ndeshjen”.

“Kjo është një skuadër që besontani, ka pjekuri. Tani duhet të punojmë dhe të luftojmë për njëri-tjetrin. Kemi humbur ndaj Polonisë dhe Anglisë, gjë që të ndodh. Nuk duhet të fluturojmë, por të punojmë dhe të ecim përpara. Jemi ekip që mund të konkretizojmë dhe të krijojmë raste. Jemi gati për të bërë hapa të mëdha për rezultate”, përfundoi Reja. / oversport.tv