Reja: Ta mbyllim me 18 pikë, mos ta bëjmë dramë që na mundi Anglia

Trajneri i kombëtares Edoardo Reja ka folur në një konferencë për shtyp përpara mediave për ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Botës, që Shqipëria do të luajë nesër përballë Andorrës.

Janë shuar përfundimisht shpresat e skuadrës kuqezi për një vend në Play Off dhe tekniku analizon ndeshjen e fundit ndaj Anglisë, këtë fushatë eliminatore si dhe synimet dhe objektivat e skuadrës për ndeshjen e ardhshme dhe për të ardhmen.

Morali pas Anglisë- Është e qartë që pas një ndeshjeje 5-0 morali nuk është i lartë, sepse prisnim që të paraqiteshim më mirë. Por duhet të vlerësojmë edhe kundërshtarin, që për mendimin tim Anglia ka skuadrën më të mirë të viteve të fundit. Ata luajtën shumë mirë dhe ishin shumë të motivuar.

Janë një skuadër me shumë vlera dhe me cilësi. Anglia bëri një ndeshje perfektë dhe na vuri në vështirësi. Duhet të rigjejmë forcën dhe të fitojmë ndeshjen e ardhshme, sepse na pret një ndeshje e vështirë. Andorra është rritur shumë dhe na takon neve që të luajmë ndeshjen tonë dhe të fitojmë sfidën.

Precedentët nuk i kemi shumë të mirë, nuk do të jetë e lehtë, sepse Andorra është një ekip që prish shumë punë. Gjithsesi Andorra është një skuadër që mund ta kalojmë me sukses, prandaj duhet të fitojmë me çdo kusht. Kemi luajtur mirë në këtë fushatë eliminatore, vetëm ndeshjen me Poloninë kemi gabuar. Duhet të fitojmë ndeshjen e fundit që të kurorëzojmë këtë punë të mirë që kemi bërë.

Formacioni ndaj Andorrës-Kemi punuar me lojtarët që janë në grup. Kemi kohë që afrojmë lojtarë të rinj, kemi kohë që punojmë në këtë aspekt. Kemi rreth 10 mungesa prej dëmtimeve apo skualifikimeve, duhet të shfrytëzojmë në maksmumim lojtarët që kemi.

Do të luajnë shumë lojtarë që nuk kanë luajtur kundër Anglisë. Do të jetë një skuadër e re dhe duhet të gjejmë ekuilibrat e duhur, pasi nuk është e lehtë kundër Andorrës. Herët a vonë do të shënojmë, por duhet të jemi të qetë dhe të bëjmë lojën tonë. Nuk duhet të rrezikojmë në asnjë moment. Kemi nevojë të arrijmë rezultat pozitiv dhe do të bëjmë gjithçka për t’ia arritur.

Broja– E lamë në shtëpi sepse kishte probleme në kavilje. Mjekët tanë kanë folur me mjekët e Southamptonit, por kishte sërish probleme në kavilje dhe e lamë që të kthehej tek klubi. Nuk u bashkua që në fillim me ne, sepse kishte probleme fizikeNuk u aktivizua në Angli për shkak të këtij dëmtimi.

Mungesat-E gjithë skuadra është e rëndësishme, duhet të jetë e ekuilibruar dhe e motivuar. Po të marrim tre pikët do të arrijmë një rezultat shumë të mirë, sepse 18 pikë në renditje është një rezultat shumë i mirë. Kemi bërë një fushatë shumë të mirë dhe duhet të vazhdojmë të fitojmë edhe nesër.

Nëse nuk fitojmë do të hedhim poshtë punën e mirë që kemi bërë. Pavarësisht ndryshimeve në formacion duhet të fitojmë, sepse edhe ata që do të zbresin në fushë meritojnë vlerësimin tonë. Në Angli na u dëmtuan 2 lojtarë për 10 minuta, prandaj duhet të bëja kujdes me ndërrimet. Edhe në ndeshjen me Poloninë  kishim probleme me zëvendësimet, prandaj edhe ata që janë në stol janë shumë të rëndësishëm. Të gjithë ata që luajnë duhet të jenë në 100% të formës.

Tifozët-Ne kemi luajtur kundër lojtarëve që luajnë titullarë te Manchester United, Chelsea dhe Tottenham. Ata kanë lojtarë që janë titullar në ekipet më të mira të Premier Ligës. 5-0 është një humbje që dhemb, edhe për ne. Shkuam në Londër me një skuadër që nuk ishte në 100%, ndërsa ata ishin shumë të uritur për të fituar këtë sfidë. Ata janë lojtarë shumë cilësorë dhe mund të fitojnë edhe Botërorin. Na kritikojnë, sepse mund të merrnim më shumë, por të mos harrojmë se me kë luajtëm. I pranoj kritikat, mund të bënim edhe më mirë, por nuk ishim në kushtet ideale.

Kemi disa ndeshjeje që kemi vetëm 16 lojtarë në dispozicion, kemi qenë të pafat me mungesat, por ne kemi bërë shumë mirë në këtë fushatë. Duhet të jemi më objektivë. I kuptoj kritikat, por duhet të jemi realistë.

Nëse kritikojmë Shqipërinë pse humbi ndaj Anglisë. Ata bënë një ndeshje të shkëlqyer dhe në formën optimale. Ne duhet të harrojmë të shkuarën dhe të shohim ndeshjen e nesërme që është vendimtare për atë që kemi bërë. Duhet të fitojmë me çdo kusht. /Oversport.tv