Reja vendos pikat mbi “i”, me çfarë formacioni e sfidojmë Anglinë sonte!

“Wembley” mitik hap dyert sonte për të pritur Shqipërinë dhe shqiptarët, që nuk do të jenë të paktë në mbështetje të kuqezinjve në përballjen me Anglinë e Southgate.

Kjo sfidë do të nisë në orën 20:45 dhe trajneri Edy Reja nuk është se ka dilema për formacionin në këtë ndeshje. Dalja e Cikalleshit në konferencë mund të krijojë vetëm një dilemë rreth kapitenit.

Gjithsesi Berisha shikohet si favorit për të luajtur në portë para Thomas Strakoshës. Në mbrojtje Ismajlit dhe Kumbullës u bashkohet Veseli, në mungesë të Gjimshtit.

Krahët do të mbulohen sërish nga Hysaj e Trashi, kurse në mesfushë ka vend edhe për fantazinë e Nedim Bajramit. Sigurisht muskujt e Bares dhe Gjasulës nuk do të mungojnë.

Në sulm janë dy lojtarë më në formë, që kanë shënuar nga dy gola në ndeshjet me skuadrat e tyre. Bëhet fjalë për Sokol Cikalleshin dhe Myrto Uzunin, që do e nisin nga fillimi.

Shqipëria, formacioni i mundshëm: Berisha – Ismajli, Kumbulla, Veseli – Hysaj, Bare, Gjasula, Bajrami, Trashi – Cikalleshi, Uzuni. Trajner: Edy Reja