Rekordi i çuditshëm, Minamino dëshiron ta vendosë në Anfield

Lojtari i Liverpool, Takumi Minamino dëshiron të vendos sërish një rekord shumë të rrallë dhe të çuditshëm. Edhe pse nuk ka lidhje me futbolli, në vitin 2014, Minamino ka thyer rekordin Guinness për më shumë përplasje duarsh me të persona të tjerë në një minutë.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Gjithçka ka nisur në vitin 2014, kur Minamino luante në Cerezo Osaka të Japonisë. Klubi kishte organizuar një iniciativë të veçantë. Një turmë njerëzish u mblodhën jashtë një qendre tregtare dhe lojtari japonez duhet të përplaste sa më shumë duar në një minutë.

Kështu u vendos edhe një rekord i ri Guinness, i cili u thye pas dy vitesh. Ai dha një intervistë për kanalin zyrtar të Liverpool, ku kujtoi ngjarjen, si dhe shprehu dëshirën për ta thyer sërish rekordin.

“Është për të ardhur keq që pas nja dy vitesh rekordi im u thye. A do të provoja ta bëja sërish? Pse jo? Unë e mendoj që tani të bëj diçka të tillë në Anfield, pas një goli të shënuar ku do të festoja me tifozët tanë”, përfundoi Minamino. /oversport.tv