Rekordmeni Benzema, shënon sa Barcelona dhe kërkon “Topin e Artë”

Për Karim Benzema ka vetëm një dyshim: Nëse kjo është pika më e lartë apo futbolli i tij “Galaktik” mund të shkojë më tej. Për momentin është duke treguar se vlen sa një ekip i tërë. Sulmuesi francez ka shënuar golin e tij të tetë në këtë kampionat.

Të njëjtën shifër e ka shënuar edhe Barcelona (me dy ndeshje më pak) me grupin e lojtarëve: Depay, Braithwaite, Coutinho, Pedri, Pique, Araujo, Sergi Roberto, Busquets, Jordi Alba, Lenglet, Sergino Dest, Eric Garcia, Riqui Puig, Mingueza, Gavi, Demir, dy De Jongët dhe Griezmann.

Është e vërtetë që Benzema ka luajtur dy ndeshje më shumë sesa skuadra katalanase, por dimensioni që ka treguar është i jashtëzakonshëm. Ai ka marrë pjesë në 15 gola për madrilenët, pra 8 gola dhe 7 asiste. Shifër rekord për kampionatin në historinë e të gjithë La Ligës.

200 gola- Ai ka arritur të shënojë 200 gola në La Liga dhe po rrit edhe Vinicius Xhuniorin. Janë çifti i modës në Europë. Braziliani gjithashtu shkëlqeu ndaj Mallorcës. Në horizont është shfaqur titulli i golashënuesit të kampionatit spanjoll.

Karim Benzema ka hapur edhe debatin për “Topin e Artë”, që këtë sezon nuk ka një kandidat potencial të fortë. Ai ka arritur shifra më të mira edhe se Lionel Mesi dhe deri në muajin dhjetor do të tentojë që t’i mahnitë të gjithë për të synuar objektivin e madh të “Topit të Artë”. / oversport.tv