“Rëndësi kanë tre pikët”, Bajrami kërcënon Çekinë: Ndaj tyre duam rezultat pozitiv

Dy gola në dy ndeshjet e fundit. Nedim Bajrami shkëlqeu edhe me Ishujt Faroe. Ylli kuqezi realizoi golin e parë në këtë sfidë dhe pas ndeshjes dha edhe përshtypjet e tij.

“Jam shumë i lumtur që shënova edhe sot, por më e rëndësishme është që morrëm tre pikë. Ne nuk u dorëzuam dhe fituam ndeshjen. Nuk është e lehtë të luash këtu, këta janë shumë skuadër fizike, por ne nuk u dorëzuam dhe në fund i morëm tre pikët.

E kemi analizuar këtë ndeshje dhe e dinim që nuk do të ishte një ndeshje e lehtë. Me rëndësi është që morëm tre pikë dhe vazhdojmë rrugëtimin tonë.

E dimë që nuk ka asnjë ndeshje të lehtë. Ne tani do të shkojmë me pushime më pas do të rikthehemi. Shpresojmë që në shtator të kthehemi dhe të marrim një rezultat pozitiv edhe me Çekinë”, thotë ndër të tjera Nedim Bajrami. /oversport.tv