Juventusi po kërkon një lojtar për krahun e majtë, sepse ka kuptuar që rendimenti i Alex Sandro ka rënë dhe këtë sezon një Mattia De Sciglio i rilindur ka arritur të zvogëlojë vështirësitë që po has ky repart.
Në Torino po kërkojnë një alternativë të brazilianit, të cilit i skadon kontrata në vitin 2023 dhe në merkaton e ardhshme mund të dalë në shitje.
I pari në listën e preferencave është Renan Lodi, lojtar me eksperiencë por me moshë shumë të re (nesër mbush 24 vjeç), që ka një kontratë me Atletico Madrid edhe për tre vitet e ardhshme.
Spanjollët e vlerësojnë kartonin e lojtarit të paktën 40 milionë euro, ndërsa Simeone e konsideron si një pjesë të rëndësishme të projektit të tij. Marrëdhëniet mes klubeve janë të mira, prandaj tratativa mund të nisë.
Emrat të tjerë që lakohen janë edhe Emerson Palmieri, Owen Wijndal, Bellanova, Cambiaso apo Udogie. / Oversport.tv