Renditja ATP: Alcaraz mbyll vitin i pari, Djokovic fiton disa pozicione

Me përfundimin e ATP Finals të Torinos është mbyllur sezoni i turneve ATP. Në moshën 19 vjeç e 6 muaj Carlos Alcaraz bëhet tenisti më i ri në historinë e këtij sporti që mbyll vitin në vendin e parë në renditje.

Ruud ngjitet në vendin e tretë, ndërsa pas suksesit në Torino, Djokovic ngjitet në vendin e pestë në renditje, ndonëse ka luajtur në pak turne këtë vit.

Nadal ruan vendin e dytë, Medvedev humbet 2 pozicione, ndërsa Hurkatcz futet në 10-en e parë. / Oversport.tv