Renditja ATP: Djokovic shkëputet në krye, Tsitsipas i merr vendin Nadalit

Novak Djokovic fiton trofeun e parë sezonal, pasi mposhti lehtësisht në finalen e Masterit të Romës grekun Stefanos Tsitsipas.

Pas suksesit në “Foro Italico”, serbi ruan vendin e parë në renditjen ATP, duke u shkëputur disa qindra pikë nga Medvedev, që për momentin është i dëmtuar.

Tsitsipas i ka marrë vendin e 4-t Rafael Nadal, që ka humbur një pozicion dhe renditet i pesti. Ruud fiton dy pozicione dhe ngjitet në vendin e 8-të, ndërsa Berrettini humbet 2 vende dhe tashmë rrezikon “top 10”. / Oversport.tv

Foto: Internazionali Bnl Twitter