Shqipëria ngjitet me tre shkallë në renditjen e FIFA-s për muajin shtator. Qeveria e futbollit botëror ka publikuar renditjen e përditësuar dhe fitoret me San Marinon dhe Hungarinë kanë pasur ndikimin e vet.
Skuadra e drejtuar nga Edy Reja tani pozicionohet në vendin e 66-të. Ngjitje edhe për Kosovën, që është ngjitur në vendin e 109-të në renditjen e FIFA-s.
Ky është pozicioni më i mirë i dardanëve ndonjëherë. Një muaj më parë Kosova ishte në vendin e 115-të. Skuadra e Challande e ka bërë këtë kapërcim pas fitores me Gjeorgjinë dhe barazimit me Greqinë.
TOP 10 – Belgjika nuk e lëshon vendin e parë, ndërkohë që e ndjek Brazili. Ka ndryshim në podium këtë herë, me Anglinë që ngjitet në vendin e tretë dhe sposton Francën një pozicion më poshtë.
Italia kampione e Europës mbetet në vendin e pestë, kurse Portugalia është ngjitur në vendin e shtatë, duke fituar “derbin” me Spanjën që zbret më poshtë.
Meksika e Danimarka mbyllin dhjetëshen, ndërkohë që për t’u përmendur është se Argjentina është sërish në vendin e gjashtë. / oversport.tv
England are now the third best team in the world in the FIFA World Rankings 📈
1️⃣ Belgium
2️⃣ Brazil
3️⃣ England
4️⃣ France
5️⃣ Italy
6️⃣ Argentina
7️⃣ Portugal
8️⃣ Spain
9️⃣ Mexico
🔟 Denmark pic.twitter.com/ASMRUm1ZAF— Goal (@goal) September 16, 2021