Renditja e FIFA-s: Shqipëria ngjit tre shkallë, Kosova “pikiatë”! Franca në podium

Shqipëria përfiton tri vende në renditjen e FIFA-s të përditësuar sot. Humbja ndaj Polonisë nuk ka ndikuar, ndërsa triumfi në Hungari në bazë të pikëzimit u ka mjaftuar kuqezinjve që në renditjen e muajit tetor të vijnë në vendin e 63-të me 1374 pikë.

Në fushatën kualifikuese për botërorin “Katar 202”, Kombëtarja humbi një mundësi të mirë për të lënë pas saj Poloninë, e cila triumfoi në Tiranë dhe mori vendin e dytë të grupit pas Anglisë. Ndërsa në përditësimin e FIFA-s, polakët ngjiten në vendin e 23-të.

Kosova bie nga vendi i 109-të në vendin e 113-të, ku ndikim kanë pasur disfatat ndaj Suedisë dhe Gjeorgjisë. Hungaria zbret në këtë renditje në vend të 43-të, Andorra përfiton dhe ngjitet në vendin e 153-të ndërsa San Marimo mbetet në fund të kësaj renditjeje, e 210-a.

Sa i përket kreut të renditjes, Polonia kryeson në kuotën e 1832 pikëve, ndjekur nga Brazili me 1820 pikë dhe Franca e cila plotëson podiumin me 1779 pikë.

Italia, kampione e Europës, ngjitet në vendin e katërt para Anglisë që ka humbur 2 pozicione. Argjentina renditet në vendin e gjashtë dhe Spanja, Portugalia, Meksika e Danimarka plotësojnë “Top 10”-shen. / oversport.tv