Renditja e UEFA-s për klubet: Juventusi bie disa pozicione, Interi ngjitet! Milani i 39-ti

Renditja e re e UEFA-s për klubet, e ndryshuar pasi janë hequr rezultatet e sezonit 2016-2017, sheh akoma në komandë Bayernin, të ndjekur nga Manchester City dhe Liverpool.

Juventusi, e para në renditje nga skuadrat italiane, ka zbritur në vendin e tetë, pasi gjatë sezonit të kaluar kishte arritur të ngjitej deri në vendin e tretë të kësaj renditjeje.

Roma dhe Napoli rezistojnë mes 20 vendeve të para të kësaj renditjeje europiane për klubet. Atalanta dhe Interi ngjisin shkallët në këtë klasifikim, duke u renditur respektivisht në vendin e 24-t dhe atë të 25-të.

Edhe Lazio është në ngjitje dhe renditet në vendin e 26-të, ndërsa Milani, që pas një kohe të gjatë u rikthye në Kupat e Europës, e sheh veten në vendin e 39-të të kësaj renditjeje.

Shumë poshtë në renditje një emër kaq i madh që mbetet një superfuqi e kontinentit të vjetër, por mungesa e gjatë në Champions ka penalizuar skuadrën e Piolit. /Oversport.tv