Renditja për Topin e Artë dhe teoritë konspirative, Salah i tregon të gjitha

Momo Salah ka folur sërish për Topin e Artë, që në edicionin e fundit u fitua sërish nga Leo Messi.

Argjentinasi u rendit para Robert Lewandowskit, ndërsa sulmuesi egjiptian i Liverpoolit zuri vetëm vendin e shtatë, në Çmimin që jepet nga “France Football”.

Salah nuk e mohoi zhgënjimin në një intervistë të dhënë për mediat egjiptiane, në rrjet ka pasur shumë polemika, madje edhe disa teori konspirative.

“U çudita me vendin që kisha zënë në votimin për Topin e Artë, por nuk mund të bëj asgjë. Askush në botë nuk priste që të zija vendin e 7-të, por kjo ndodhi.

Nuk besoj në teori konspirative, por mund të ketë patur zgjedhje jo të sakta. Nuk i di kriteret e përzgjedhjes, por ka shumë vende që votojnë keq.

Nuk kam përshtypjen që FIFA ka diçka personale kundër meje, por ky është realiteti”, ka thënë sulmuesi për televizionin egjiptian “DMC”. / Oversport.tv

Foto: Liverpool FC Facebook