“Reus është mësuar ashtu”, Zorc përvishet ndaj Salihamidzic: Mbylle gojën, kush kujton se je?!

Marco Reus u largua para kohe nga kombëtarja e Gjermanisë dhe u mendua se kjo ndodhi për shkak dëmtimi, por ditën e djeshme ai ishte titullar me Borussia Dortmund në ndeshjen kundër Bayer Leverkusen.

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, ka folur në lidhje me këtë dhe thekson se kjo nuk është diçka e mirë, të lësh kombëtaren dhe pas disa ditësh të luash me klubin, ndryshe nga se ndodh me lojtarët e Bayern Munich.

“Kjo nuk është puna ime, por më duket e habitshme kur largohesh nga ekipi kombëtar dhe pastaj luan disa ditë më vonë. Nuk ndodh për herë të parë me Reus. Nëse jeni i dëmtuar, ok, përndryshe duhet të qëndrosh. Serge Gnabry qëndroi dhe me siguri do të mungojë kundër Barcelonës”, ka deklaruar boshnjaku për Sky90.

Deklarata e tij nuk është pritur mirë te Borussia Dortmund dhe drejtori sportiv, Michael Zorc, i cili ka qenë i qartë me rivalët e tyre në deklaratën e dhënë për Sport1: “Salihamidzic duhet të komentojë mbi çështjet e Bayern Munich dhe të mbyllë gojën për çështjet që na shqetësojnë ne. Kush mendon se është ai?”. / oversport.tv