Revolucion ndaj Estonisë! Ikin 11 lojtarë kuqezi, Reja provon gjak të ri

Shqipëria do të luajë sot në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania” një ndeshje miqësore kundër Estonisë. Pritet që tekniku Reja të bëjë ndryshime të mëdha në formacion në sfidën e sotme, pasi italiani kërkon të provojë disa lojtarë të rinj.

Sipas njoftimeve të FSHF-së shumë lojtarë kuqezi janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar. Etrit Berisha, Nedim Bajrami, Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Bekim Balaj, Marash Kumbulla, Klaus Gjasula, Berat Gjimshiti, Sokol Cikalleshi, Kastriot Dermaku dhe Ardian Ismajli do të mungojnë kundër Estonisë.

5 lojtarë të rinj: Jon Mersinaj, Enis Çokaj, Kevin Haveri, Arbnor Muçolli dhe portieri Simon Simoni janë grumbulluar për këtë takim.

Reja mund të hedhë në fushë këtë formacion në sfidën kundër Estonisë: Selmani, Veseli, Mihaj, Hoxhallari, Hysaj, Haveri, Ramadani, Çekiçi, Abrashi, Vrioni dhe Broja. / Oversport.tv