Revolucion për pozicionin jashtë loje, teknologji e re për ta përcaktuar

Pas polemikave mbi golin e Mbappe që vendosi finalen e Nations League mes Spanjës dhe Francës, FIFA po mendon një revolucion në vendimmarrjen mbi pozicionin jashtë loje. Lajmi është bërë i ditur nga vetë menaxheri i zhvillimit të futbollit botëror për FIFA, Arsene Wenger.

Sipas asaj që po shqyrtohet, Wenger u shpreh se po përpiqet të gjendet një zgjidhje mbi automatizimin e pozicionit jashtë loje. Diçka e tillë mund të bëhet realitet që në Kupën e Botës “Qatar 2022”. Ish-trajneri i Arsenal nuk dha detaje se si do të bëhet procedura, por ai u tregua i qartë mbi vendimmarrjen e FIFA.

Ato po zhvillojnë një teknologji gjysmë-automatike për të optimizuar analizën e imazhit. Kështu teknologjia e re po krijon mundësinë për të sinjalizuar pozicionin jashtë loje, në mënyrë që informacioni i dhënë nga Var të thjeshtojë edhe më shumë procesin e vendimmarrjes së gjyqtarit.

Sipas fjalëve të Wenger, zhvillimi i projektit do të përshpejtohet në funksion të Kupës së Botës 2022, të planifikuar në Qatar nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor. /oversport.tv