Revolucion te Juventusi, Locatelli dhe Kean titullarë kundër Napolit?

Pas 5 ditësh do të luhet në stadiumin “Maradona” Napoli-Juventus, sfidë që do të transmetohet live në Oversport.

Spalletti dhe Allegri po nxehin motorët për këtë superndeshje dhe presin të shohin gjendjen e lojtarëve që do të kthehen nga ndeshjet me kombëtaret respektive. Një situatë e komplikuar, pasi duhet parë gjendja individuale e secilit lojtar, aq më tepër të atyre nga Amerika Latine, që rikthehen në Itali vetëm të premten.

Cuadrado është grumbulluar me Kolumbinë, Danilo dhe Alex Sandro me Brazilin. Bentancur dhe McKennie gjithashtu kthehen vonë nga kombëtaret respektive, pa harruar edhe Dybalën që s’i dihet nëse do të luajë për shkak të problemeve të rinovimit të kontratës.

Në këtë situatë, i sapoardhuri Kean mund të ketë një shans të artë për të nisur lojën si titullar. Kundër Napolit, titullarë nga minuta e parë mund të jenë Chiellini në mbrojtje, Locatelli në mesfushë dhe Kean në sulm, ose në rolin e mesfushorit pas krahëve të Moratës.

Mes kaq shumë paqartësive, një gjë është e qartë: Juventusit si lejohen më hapa fals dhe ndaj Napolit duhet të tregojë se është një skuadër e vërtetë. /Oversport.tv