Revolucion te Reali, sa shumë lojtarë me valixhe në dorë

Do të jetë një verë me dyer të hapura në kampin e Realit të Madridit, pasi janë të shumtë lojtarët që janë larguar nga Madridi sepse u përfundoi kontrata (Isco, Bale dhe Marcelo) dhe duket se ata nuk do të jenë të vetmit që do të ikin.

Në fakt janë plot 6 lojtarë të skuadrës së Ancelottit, që aktualisht janë me valixhe në dorë. Portieri Lunin, Vallejo në mbrojtje, për të vazhduar me emra më të njohur si Ceballos, Asensio, Mariano dhe Jovic.

Të gjithë këtë futbollistë nuk bëjnë pjesë në planet e kampionëve në fuqi të Europës dhe Spanjës, prandaj duhet të gjejnë një skuadër të re.

Madje “Marca” shkruan se edhe ata që kthehen nga huazimet si Odriozola (Fiorentina), Mayoral (Getafe) dhe Reinier (Borussia Dortmund), janë të destinuar për tu larguar sërish. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter