Sulmuesi i kombëtares shqiptare Rey Manaj është tashmë një lojtar i lirë, pasi ka prishur me konsensus kontratën e tij me klubin anglez të Watford.
Sulmuesi kuqezi që ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Itali, ku është aktivizuar me skuadra si Piacenza, Cremonese, Sampdoria, Inter, Pescara, Pisa dhe Spezia, por edhe në Spanjë te skuadra e Barcelonës (dhe Barcelona B) u transferua këtë verë në Angli.
Manaj ishte i pafat në këtë aventurë në Kategorinë e Parë angleze (Championship) pasi ka luajtur shumë pak për shkak të problemeve fizike dhe një dëmtimi të rëndë që e la jashtë fushe për një kohë të gjatë. Sulmuesi synon që të provojë një aventurë të re në karrierën e tij tashmë që është zyrtarisht një lojtar i lirë. / Oversport.tv
Rey Manaj’s contract has been terminated by mutual consent. We wish Rey all the best for the future.
— Watford Football Club (@WatfordFC) February 8, 2023