Rezultatet e dobëta të Juventusit, Allegri takohet me psikologun e ekipit

Allegri po përpiqet në çdo lloj forme për të gjetur zgjidhje mbi situatën e dobët që po kalon ekipi i tij, Juventusi. Sipas asaj që raporton Tuttosport, tekniku italian, dje është takuar me një psikolog për të kërkuar zgjidhje mbi situatën e ekipit.

Allegri takoi dje gjatë seancës së fundit stërvitore në prag të sfidës kundër Zenit, doktorin Giuseppe Vercelli që është gjithashtu psikologu i Zonjës së Vjetër. Sipas prestigjiozes italiane, të dy zhvilluan një bisedë të gjatë dhe mendohet se të dy kanë kërkuar zgjidhje mbi situatën aktuale të ekipit bardhezi.

Si pasojë, nga burimi i Tuttosport thuhet se humbjet e fundit në kampionat i kanë hequr në mënyrë të dëmshme sigurinë  dhe entuziazmin Juventusit. Për të filluar sërish, do të nevojitet gjithashtu një punë e thellë psikologjike në kokën e lojtarëve. Kështu, Allegri i pret rezultatet e para që sot kundër Zenit. /oversport.tv