Ribery: Futbolli jeta ime, sa të jem mirë dhe të argëtohem do të vazhdoj të luaj

Kush do të tërhiqet i pari nga futbolli i luajtur, Gigi Buffon apo Franck Ribery? 44-vjeçarët janë 2 të mbijetuarit e fundit të finales së Kupës së Botës së vitit 2006 që vazhdojnë të luajnë akoma.

“Të shohim se kur do të tërhiqem, nuk e kam vendosur. Për sa kohë jam mirë dhe argëtohem në fushë do të vazhdoj. Mendoj se e njëjta logjikë vlen edhe për Buffon.

Futbolli është jeta ime, jam i lumtur në fushë. Ndihem mirë me trupin tim dhe me shokët e skuadrës, e di që mund tu transmetoj eksperiencë djemve më të rinj.

Nuk ka rëndësi nëse luan për të fituar Championsin apo për mbijetesë, gjithçka varet nga pasioni dhe dëshira që ke për të luajtur”, ka thënë mes të tjerash francezi në një intervistë të dhënë për “Tuttosport”. / Oversport.tv

Foto: franckribery7 Instagram