E shtuna e Serie A do të mbyllet me ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Arechi” mes Salernitanës dhe Atalantës. Vendasit janë akoma në kërkim të pikëve të para në kampionat, pas humbjeve të pësuara ndaj Bolognas, Romës dhe Torinos. Në krahun tjetër qëndron Atalanta, që kërkon të reagojë pas humbjes shtëpiake përballë Fiorentinës në javën e fundit të kampionatit.
Ndeshja do të fillojë në 20.45 dhe do të transmetohet live në kanalin Oversport 1.
Tekniku Fabrizio Castori ka vendosur të aktivizojë titullar Ribery, duke ndryshuar edhe skemën në 3-4-1-2, për t’i dhënë mundësi francezit të shprehet sa më mirë në fushën e blertë. Veseli vazhdon të jetë i dëmtuar dhe do të mungojë edhe në ndeshjen e sotme. Janë shitur të gjitha biletat për sfidën e sotme dhe tifozët vendas shpresojnë në suksesin e parë sezonal.
Gasperini ka deklaruar se do të bëjë disa ndryshime në krahasim me ndeshjen e fundit në Champions. Koopmeiners është favorit për të debutuar nga minuta e parë, pasi i skualifikuari De Roon do të mungojë edhe në këtë takim. Gjimshiti është në balotazh me Palomino për një vend në qendër të mbrojtjes. Në portë Musso rikthehet titullar në vend të Sportiellos. Muriel dhe Hateboer do të mungojnë edhe në këtë takim.
Formacionet e mundshme:
Salernitana (3-4-1-2): Belec; Bogdan, Strandberg, Gagliolo; Kechrida, M. Coulibaly, L. Coulibaly, Ranieri; Ribéry; Bonazzoli, Djuric
Atalanta (3-4-2-1): Musso; Toloi, Demiral, Palomino; Maehle, Koopmeiners, Freuler, Gosens; Pessina, Miranchuk