Richarlison në shënjestrën e United, e tentojnë edhe dy klube të tjera

Richarlison kërkon një aventurë të re. Sulmuesi brazilian po mbyll sezonin e katërt me fanellën e Everton dhe këtë kampionat ka shënuar 6 gola në 22 ndeshje.

Në Brazil raportojnë se janë tre klube që kanë bërë sondazhe për 24-vjeçarin, të cilin Everton e ka blerë për 40 milionë euro nga Watford.

Manchester United, Tottenham dhe Newcastle janë të interesuar për shërbimet e Richarlison. Everton e vlerëson me 80 milionë euro për momentin.

Gjithsesi besohet se anglezët do ta lënë sulmuesin edhe për më pak, pasi këtë sezon Everton po lufton për mbijetesë në Premier League. / oversport.tv

Foto: Everton Football Club, Facebook