Rifillon shitja e biletave për Superkupën, të abonuarit më të favorizuar

Pas vendimit për të mos shtyrë ndeshjen e Superkupës së Italisë mes Interit dhe Juventusit, ka rifilluar sot shitja e biletave të kësaj sfide që do të luhet të mërkurën e ardhshme (12 janar) më “San Siro”.

Liga Serie A ka bërë publike mënyrën se si mund të bihen biletat, pas uljes në 50% të kapacitetit të stadiumeve, pas masave të reja anticovid të marra nga qeveria italiane.

Në këtë sfidë do të lejohen vetëm 37 mijë tifozë dhe Interi dhe Juventusi do të kenë rreth 15-16 mijë bileta secila për të shpërndarë për tifozët respektivë.

Ata që janë të abonuar do të kenë përparësi dhe nëse mbeten bileta të lira, atëherë ato do të nxirren në shitje nga dy kubet. Çmimet variojnë nga 195 euro në tribunën qendrore, deri në 35 euro në tribunën më të lirë. / Oversport.tv