“Karta e Ronaldos” rikthehet në skenë në prag të seancës së Juventusit për mosdhënien e pagave në periudhën e pandemisë. Një tjetër detaj ka dalë në pah rreth çështjes së portugezit dhe klubit bardhezi.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, në një grup në Whatsapp ku gjendej Cherubini, avokati i tij Gabasio dhe Cristiano Ronaldo, thuhet se portugezi ka nënshkruar një dokument ku shkruhej se paga e tij katër mujore do të rikuperohej në sezonet në vijim.
Avokatët e sulmuesit 38-vjeçar e kanë mohuar gjithmonë se ai ka nënshkruar një marrëveshje të tillë me klubin. Ronaldo ende nuk ka marrë atë që i takon nga Juventusi, pra një shumë prej 19.9 milionë euro. /oversport.tv