Rikandidimi çështja apo e ardhmja e trajnerit Reja? Duka para mediave

FSHF ka njoftuar se ditën e nesërme, në orën 11:00, presidenti i këtij institucioni, Armand Duka, do të dalë para mediave në një konferencë për shtyp.

Më shumë informacion, veç faktit që konferenca do të mbahet në sallën e konferencave në “Air Albania”, nuk jepet për momentin.

Gjithsesi në mendje të vijnë vetvetiu dy arsye pse mbahet kjo konferencë. Njëra lidhet me të ardhmen e trajnerit Edy Reja pas përfundimit të kualifikueseve të Botërorit “Katar 2022”.

Tjetra lidhet me rikandidimin e Dukës për president të Federatës Shqiptare të Futbollit. Deri më tani i konfirmuar si kandidat është vetëm gazetari Dritan Shakohoxha. / oversport.tv