Rikthehen emocionet e Serie A, kampionët e Italisë luajnë ndeshjen e parë

Një nga kampionatet më të dashura siç është Serie A, rikthehet ditën e sotme. Katër takime luhen sot për sezonin e ri 2023/2024, me dy sfida në orën 18:30 dhe në 20:45.

Sfida që do të ngrejë siparin për sezonin e ri të Serie A është Frosinone-Napoli. Kampionët në fuqi të Italisë dëshirojnë ta nisin kampionatin aty ku e kanë lënë, ndërsa vendasit kërkojnë të nisin me këmbën e mbarë ngjitjen në elitë.

Sfida tjetër e orës 18:30 është Empoli-Verona. Në orën 20:45, do të nisë dhe derbi I vogël Inter-Monza. Ndërsa sfida tjetër e së njëjtës ditë është Genoa-Fiorentina. /oversport.tv