Rikthehen tifozët në Spanjë! Stadiumet hapen 100%, por jo “Camp Nou”

Stadiumet do të hapen plotësisht në Spanjë, duke filluar që nga kjo fundjavë.

Ministria e Shëndetësisë Spanjolle dhe komunitetet autonome kanë vendosur njëzëri që të heqin masat ndaluese anti-Covid për stadiumet e futbollit, të cilët nga e premtja do të jenë të hapur plotësisht.

Këshilli i Shëndetit vendosi që palletet e sportit të përdoren në 80% të kapacitetit, për një periudhë një mujore. Në fund të muajit tetor do të vlerësohet situata dhe do të merret një vendim përfundimtar.

Një panoramë totalisht e kundërt shfaqet në Katalonjë, që dje ka miratuar një vendim, që stadiumet e hapura, me një kapacitet minimal prej 10 mijë spektatorësh të kalojnë nga 40% në 60% të kapacitetit.

Një tjetër goditje për Barcelonën, në këtë sezon të errët, që kulmoi me largimin e Messit. / Oversport.tv