Rikthehet Abissnet Superiore, Laçi e Kastrioti të “dënuar” për fitore

Abissnet Superiore rikthehet me duelet e javës së pestë, që nisin prej orës 13:45. Dy duele interesante, me Laçin e Kastriotin që kërkojë fitoret e para në kampionat.

Kurbinasit e kanë nisur keq dhe duhet të reagojnë. Skuadra e Vukcevic rikthehet të luajë në shtëpi dhe ndaj Egnatias janë të dënuar të fitojnë. Trajneri malazez për këtë ndeshje do të ketë gati edhe sulmuesi Harmon, i cili është rikthyer nga Liberia.

Takimi tjetër luhet në Kamzë, shtëpinë e Kastriotit në këto dy sezone. Krutanët presin Skënderbeun, rival direkt për mbijetesën dhe që ende nuk ka fituar në këtë kampionat. Tre takimet e tjera luhen të dielën dhe të hënën.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 5

E shtunë, më 16 tetor
Ora 13:45 | Laçi-Egnatia
Ora 13:45 | Kastrioti-Skënderbeu

E diel, më 17 tetor
Ora 16:45 | Partizani-Kukësi
Ora 19:45 | Teuta-Tirana

E hënë, më 18 tetor
Ora 19:45 | Vllaznia-Dinamo

/ oversport.tv