Barcelona-Bayern Munich është “maja”, dueli që të gjithë e presin mbrëmjen e sotme në Champions League. Sfida e tyre e fundit, që bavarezët e fituan 8-2 nuk është harruar ende në kampin katalanas. Tani nuk kanë më Messin, por kjo nuk i bën ata që të “tërheqin këmbën mbrapsht”.
Prej orës 21:00 të dyja ekipet zbresin në fushë për të fituar, sikurse edhe kampionët në fuqi të Europës, Chelsea. Ekipi i Tuchel e nis rrugëtimin me një ndeshje në shtëpi kundër rusëve të Zenit.
Villareal-Atalanta është gjithashtu një përballje mjaft interesante e mbrëmjes. Sigurisht në Shqipëri një sy do jetë edhe nga Juventusi, që pas paraqitjeve të dobëta në Serie A, do të kërkojë të bëjë autokritikë në Champions League ndaj Malmo.
Duele të tjera të orës 21:00 janë edhe Dynamo Kyiv-Benfica, si dhe Lille-Wolfsburg. Para të gjitha sfidave të përmendura më parë, luhen edhe dy takime të tjera, prej orës 18:00.
Manchester United përballet në transfertë me zviceranët e Young Boys, kurse dueli tjetër është ai mes Sevilla dhe Salzburg. Këto janë ndeshjet e para në fazën e grupeve të Champions League. / oversport.tv
Matchnight!! 🥰
Who will open with a win? 🤷♂️#UCL pic.twitter.com/xuUs2m67CM
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) September 14, 2021