Rikthehet Champions: Juve dhe Bayern luajnë për kualifikimin, Atalanta-United premton spektakël

Rikthehet magjia e Champions League këtë mesjavë me ekipet që kanë filluar të bëjnë llogaritë e tyre për kualifikimin. Kështu, këtë raund do ta hapi sfida Malmo-Chelsea me djemtë e Tunchel që kërkojnë fitoren për të përfituar ndoshta nga një hap fals i Juventusit.

Ndërkohë, po në të njëjtin grup, Juventusi kërkon të lejë ecurinë negative të kohëve të fundit dhe kërkon fitoren në shtëpinë e vetë ndaj Zenit. Zonja e Vjetër do të ketë mungesa të rëndësishme siç është Kean, por ekipi i Allegrit ka vetëm një qëllim.

Atalanta do të presë në shtëpi Manchester United. Pas supersfidës së kaluar, ku United fitoi me një përmbysje të çmendur, ekipi i Gasperinit kërkon të bëjë surprizën këtë herë. Në grup është kthyer edhe shqiptari Berat Gjimshiti i cili ka lënë pas dëmtimin që e mbajti larg fushave për rreth një muaj.

Sakaq, Bayern kërkon kualifikimin në grupin E, në përballjen e darkës me Benfican. Një fitore do t’i siguronte ekipit të Naglesmann turin e 1/16 në fazën tjetër dhe ata kërkojnë t’i mbyllin llogaritë që tani. Në ndeshjen tjetër të grupit, Barcelona do të përpiqet të rifitojë terenin e humbur ndeshjet e para. Ata do të ndeshen në darkë përsëri me Dinamo Kyiv, ekipi i vetëm që kanë mposhtur këtë edicion të Champions League. Megjithatë, kjo sfidë nuk pritet të jetë aspak e lehtë për katalanasit që do të duhet të luajnë pa shërbimet e Aguero, Pedi, apo Pique.

Në ndeshje të tjera, sfidën tjetër hapëse e plotëson ndeshja Wolfsburg-Salzburg, ndërsa në darkë dy ekipet spanjolle Villarreal dhe Sevilla do të presin në shtëpi, respektivisht ekipet e Lille dhe Young Boys. /oversport.tv