Rikthehet Kylian Mbappe për PSG, por disa yje të skuadrës nuk do të zbresin sot në fushë

PSG-ja do të luajë sonte në orën 17.00 ndeshjen e radhës në kampionat kundër Clermont.

Skuadra pariziene ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë takim dhe ajo që bie në sy është mungesa e disa prej yjeve të skuadrës.

Messi, Neymar, Sergio Ramos, Di Maria, Verratti dhe Paredes nuk do të luajnë sot në “Parc des Princes”, por do të rikthehet Kylian Mbappe, që duket se ka rikuperuar dëmtimin që pësoi me skuadrën kombërtare.

Prezent në listë edhe Keylor Navas, që megjithëse ishte i impenjuar me skuadrën kombëtare është kthyer në Paris, duke vënë në dyshim kështu debutimin e Donnarummas. /Oversport.tv