Rikthehet pas shumë kohësh derbi i kryqytetit, por Dinamo-Partizani luhet në Elbasan

Këtë fundjavë rikthehet të luhet një klasike e futbolllit shqiptar, derbi Dinamo-Partizani, që i ka munguar për një kohë të gjatë publikut të kryeqytetit, por edhe të gjithë nostalgjikëve të kësaj sfide.

Derbi i kryeqytetit rikthehet, por nuk luhet në Tiranë. Dinamo, ashtu si Partizani, nuk ka akoma një “shtëpi” ku të zhvillojë ndeshje si skuadra pritëse dhe detyrohet të shtegtojë në “Elbasan Arena”.

Në orën 19.45, të premten e 1 tetorit, Dinamo dhe Partizani do të masin forcat në Elbasan në një sfidë të vlefshme për javën e katërt të Abissnet Superiore.

Blutë si klubi pritës kanë publikuar në faqen zyrtare në facebook çmimet e biletave për këtë takim.