Rikthehet presidenti i Chelsea, Roman Abramovich lejohet të hyjë në Angli pas 3 vitesh

Roman Abramovich është rrikthyer në Mbretërinë e Bashkuar pas 3 vitesh munges. Presidentit të Chelsea-it i’u bllokua hyrja në Britani pas mbarimit të vizës së tij si sipërmarrës në ishull. Kështu numri një i bluve të Londrës u detyrua të merrte një pasaportë Izraelite për të bërë të mundur udhëtimin në Angli.

Megjithatë diçka e tillë u vështirësua përsëri për Abramovich pas incidentit Salisbury në vitin 2018 ku u helmua një zyrtar. Mungesa e kreut të bluve në Angli bëri që të anulohej edhe projekti prej 1 miliard stërlinash për rinovimin e stadiumit Stamford Bridge.

Por pak vite më vonë, Abramovich-it ju dha mundësia për të shkelur në tokën e Mbretërisë së Bashkuar duke u kthyer kështu të vizitojë zyrat e ekipit që ai drejton. Sipas Independent, ka qënë vet zëdhënësi i Abramovich ai që konfirmoi se pronari i Chelsea ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për të parë të afërmit.  /oversport.tv