Rikthehet Serie A! Atalanta-Inter dhe shumë sfida spektakolare në Oversport

Rikthehet këtë fundjavë në ekranin e Oversport dhe Tibo kampionati italian i futbollit. Serie A do të zhvillojë ndeshjet e javës së 22-të, takime të cilat do të zhvillohen në tre ditë.

Do të jetë sfida Sampdoria-Torino, ajo që do të çelë këtë javë të kampionatit italian në Oversport, të shtunën në orën 15:00. Lazio do të udhëtojë drejt Salernos për tu ndeshur me skuadrën vendase në orën 18:00, ndërsa në mbrëmje, në Torino do të luhet sfida Juventus-Udinese.

E diela e Serie A në Oversport do të nisë me ndeshjen Sassuolo-Verona në orën 12:30. Sfida Venezia-Empoli do të luhet në orën 15:00, ndërsa në orën 18:00 në “Olimpico” Roma do të luajë kundër Cagliarit. Dita e dielë do të mbyllet me një superndeshje, derbin zikaltër, Atalanta-Inter.

3 takime të Serie A do të zhvillohen të hënën e 17 janarit. Në orën 18:30 do të zbresin në fushë Milani dhe Napoli për të zhvilluar ndeshjet respektive. Kuqezinjtë do të presin në “San Siro” Spezian, ndërsa napolitanët do të luajnë në transfertë kundër Bolognas.

Fiorentina-Genoa është sfida që do të mbyllë javën e 22-të të Serie A, që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.